Eshtë një paketë në ndihmë të sipërmarrësve të rinj që planifikojnë të hapin një biznes në fushën e HORECA, që nga arredimi, oferta, marrëdhëniet me furnitorët, përzgjedhja e trajnimi i stafit, deri tek konsulenca për një periudhë kohe të caktuar deri sa biznesi të fillojë operimin e suksesshem.
TRAJNIME NE HOTELE, RESTORANTE, BARE
Trajnerët e akademisë, vijnë në biznesin tuaj dhe trajnojnë stafin në ambjentet ku ata punojnë: bar, restorant, recepsion, house-keeping
MENTORING INDIVIDUAL
Mentoring individual është program i dizenjuar për menaxheret e biznesit, duke filluar që nga know-how professional, përzgjedhja e stafit, teknikat e motivimit të stafit, menaxhimit të operacioneve e deri tek diferencimi e planifikimi strategjik i bizensit.
Eshtë një “Vizitë misterioze”, ku specialistë të fushës së Gastronomisë vijnë në sipërmarrjen tuaj, qoftë ai një hotel, restorant apo kafe, dhe masin performancën e biznesit tuaj. Specialistët kosnumojnë në menyrë te fshehtë dhe vëzhgojnë me detaje, imazhin, ofertën, performancën e stafit, menaxhimin operacional dhe më pas vijnë me një raport dhe paketë sygjerimesh për masa përmirësuese.
Nëse jeni duke filluar një biznes të ri, shanset tuaja për sukses rriten shumë nga planifikimi i kujdesshëm strategjik. Identifikimi i tregut tuaj dhe formimi i biznesit tuaj për të përmbushur nevojat e këtij tregu duhen qasur me mendim. HAT ka një përvojë të gjatë për të ndihmuar të gjitha llojet e bizneseve HORECA planifikojnë strategjikisht suksesin. Si ekspertë me eksperiencë të gjerë, ekipi ynë analizon statusin dhe zhvillon strategji për të përmirësuar performancën tuaj financiare duke zbatuar zgjidhje të provuara që do të ulin kostot duke maksimizuar produktivitetin.
Fusha e shërbimeve të Konsulencës që ofron HAT janë:
- Studime Tregu
- Planifikim Strategjik
- Personalizimi dhe Krijim Produkteve Unike
- Menaxhim Financiar
- Matje të Koeficientëve të Performancës – KPI
- Menaxhim Operacional të gjithë njësisë së biznesit me “çelësa në dorë”