Historia Jonë

7500
NDJEKËS
8
INSTRUKTORË
320
STUDENTË TË REGJISTRUAR
215
KURSE TË KOMPLETUARA

Historia jonë

Akademia ka qënë një ëndërr e imja që prej studimeve të mia në këtë fushë, përtej kufijve. Ndaj në vitin 2015 themelova Akademinë e Turizmit dhe Mikpritjes duke afruar rreth vetes miq, që ishin ekspertë të fushave përkatëse. Që prej atij momenti, ishim “Ne”, skuadra, të cilët me pasionin tonë afruam kursantë dhe ekspertë të tjerë rreth vetes, duke krijuar një komunitet profesionistësh, që ndajnë të njëjtin pasion.

Kurset tona filluan me 4 kursantë vetëm dhe numrat filluan të rriteshin. Me tej, pas vitit të parë, filluam të ofrojmë trajnime në biznese, mentoruam menaxherë dhe ndihmuam biznese të reja të hapeshin dhe të operonin suksesshëm. Në mënyrë që të arrinim një audiencë më të madhe, në vitin 2019 filluam të ofrojmë kurset e para online të këtij lloji në Shqipëri.

Ne kemi pasion për këtë fushë dhe e shijojmë pa fund atë për çka bëjmë!

Gladiola Dona, Themeluese e Akademisë së Turizmit dhe Mikpritjes.

#eduaprofesionintim

“Unë jam Keli, jam kamariere dhe e dua profesionin tim!”

Kush nuk e njeh Kelin, kamarieren e apasionuar e cila bashkë me ne ideoi fushatën #eduaprofesionintim që trajnon, motivon dhe nxit të rinjtë drejt profesioneve të fushës së mikpritjes, nëpërmjet videove udhëzuese. E pra, Keli ishte kursantja jonë e parë që u regjistrua në kursin e restorantit kur ne hapëm dyert për here të pare në vitin 2015. Ajo sot është profesionistja më e njohur që ndiqet nga të rinj të cilët i frymëzon dhe i bën t’a duan profesionin e tyre.

Keli është kamariere, e do profesionin e saj dhe ne jemi krenarë për te!

error: