Gladiola Dona ka studiuar Hoteleri Turizëm në Salzburg të Austrisë ku edhe punoi në këtë sektor për disa vite. Më tej ajo u plotesua duke studiuar Menaxhim Biznes dhe Marketing, ka një master në mesuesi dhe shumë trajnime të formimit profesional dhe të karrieres. Gladiola ka eskperince 10 vjeçare në role ekzekutive në institucione arsimore elitare. Gladiola ka themeluar Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit ku bashkë me kolegë të tjerë ajo trajnon profesionistë të fushës së turizmit. Gladiola është konsulente dhe trajnere e disa kompanive ku këshillon bizneset e fushës së Turizmit dhe jo vetëm. Ajo trajnon dhe mentoron menaxherë e drejtues departamentesh për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të rritur performancën e tyre.
Linda koordinon akademinë dhe është një nga personat më kyç për mbarëvajtjen e punës së trajnerëve. Ajo mbikëqyr cilësinë akademike dhe ndjek mbarëvajtjen e bizneseve që akademia këshillon. Linda është trajnere e marketingut dhe mediave sociale. Ajo më parë ka punuar në kompani marketingu ku edhe ka marrë eksperince mbi këshillimin dhe ekzekutimin e fushatave marketing.
Trajner dhe ekspert ne fushen e turizmit prane Hospitality and Tourism Academy, specializuar ne Barkeeping . Endri ka mbi 20 vjet qe punon ne kete fushe ku qe ne moshe te hershme iu zhvillua pasioni per barin. Ka mbaruar shkollen e pergjithshme Hoteleri Turizem dhe gjithashtu i diplomuar per Administrim Biznesi dhe gjate karrieres i ka pasurur akoma me shume njohurite e tij, sidomos ne fushen e barit. Sot Endri megjithese menaxhon dhe keshillon disa biznese ne fushen e sherbimit dhe turizmit, ai gjithashtu trajnon te rinjte duke i mentoruar dhe zhvilluar si bariste te zote dhe profesioniste.
Trajnier dhe ekspert në fushën e hotelerisë pranë Hospitality and Tourism Academy, specializuar në Front Office dhe menaxhim hoteli. Me një pervojë mbi 20 vjeçare në hoteleri, Gid ka arritur në pozicione të larta menaxhimi që prej disa viteve tashmë. Ka mbaruar masterin për Menaxhim Turizmi, dhe ka marrë trajnime të shumta në fushen e hotelerisë. Sot punon për një nga brandet më të njohura në botë për hoteleri, Hilton. Ai i njeh mirë pritshmërite e klientëve, dhe këtë dije ua jep edhe studentëve të tij në kurse, dhe jo vetem.
Trajnier dhe ekspert në fushën e pastrimit dhe mirëmbajtjes pranë Hospitality and Tourism Academy. Florenci ka një përvojë mbi 15 vjecare në fushën e planifikimit, ekspertizes dhe trajnimit të stafit në pastrim. Përgjatë karrieres së tij ai ka marrë trjanime të shumta jashtë vendit për procedurat e sakta të pastrimit dhe mirëmbajtjes. Ai menaxhon një nga kompanitë më të mëdha të pastrimit në vend ku drejton and menaxhon mbi 200 punonjës.
Trajniere dhe konsulente pranë Hospitality and Tourism Academy në fushën e Kulinarisë. Sueanne vjen nga USA ku studiuar Arte kulinarie. Aj është një trajnere e certifkuar e kësaj fushe ka një përvojë mbi 30 vjeçare, duke dhënë eksperiencen e saj në menaxhimin e personelit të kuzhinës, planifikimin e menusë, ndjekjen e inventarit, kontrollin e kostove, sigurinë ushqimore etj. Sueanne transmeton pozitivitet dhe profesionalizëm te studentët e saj dhe bizneset që këshillon.
Trajner pranë Hospitality and Tourism Academy në fushen më inovative të momentit, Commercial Photography. Ermali ka ndjekur mjaft kurse në fushën e Fotografisë dhe është ekspert në Food Photography, Product Photography, Property Photography etj. Ermali i përcjell studenteve dijet sesi duhet të jetë imazhi i tyre në website, media sociale, kataloge etj.