Apliko për t’u bërë instruktor

Ne të Akademisë së Mikpritjes dhe Turizmit, punojmë në grup dhe kërkojmë gjithmonë pjesëtarë të rinj të skuadrës të cilët me kualifikimet e tyre por mbi të gjitha me pasionin, duan të bejnë ndryshimin në këtë industri ku operojmë. Nëse ke pasion për profesionin dhe ke aftësinë të trajnosh, eja! Përgatit një leksion tëndin dhe eja na magjeps!

Si të Bëheni një Instruktor

Register to become a teacher

You have to to fill out this form

Nëse dëshiron të ofrosh një kurs tëndin “online” ose “face to face” duhet që së pari të kesh kualifikimet e nevojshme në këtë fushë, eksperiencën dhe aftësinë për të trajnuar. Bëni gati kurrikulën dhe materialet tuaja dhe ejani t’i prezantoni. Kujdes, trajnimi online bëhet me video, leksione, quize dhe teste. Ju mund t’i ofroni kurset tuaja në Shqip dhe Anglisht.

Një instruktor duhet të ketë njohuri të zgjeruara në fushën që ofron trajnimin dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe jo-verbal. Një instruktor duhet të jetë i aftë t’a angazhojë audiencën, të testojë nivelin e të kuptuarit të kursantit dhe të masë progresin e tij. Një instruktor nuk mund t’i kalojë kursantët në nivelin tjetër nëse nuk ka evidence që kursanti e ka përvetësuar lëndën. Kujdes, ne të Akademisë së Turizmit dhe Mikpritjes lëshjojmë certifikata vetëm atëherë kur ka evidencë që kursanti e ka përvetsuar lëndën në një nivel të caktuar si më poshtë:

-Të gjitha testet duhet të kenë nivel maksimal pikësh deri në 100 pikë dhe kursanti duhet të ketë marrë të paktën 60 pikë që të kalojë në nivelin tjetër.

Mangësi në drejtshkrim dhe të shprehur nuk tolerohen.
Ne duam që kursantët tanë të shkëlqejnë dhe mundësisht t’a kalojnë nivelin e instruktorit, ndaj ne trajnojmë, mentorojmë, motivojmë dhe inkurajojmë kursantët që të bëjnë më të mirën. Ne duam që bizneset stafet e të cilëve ne trajnojmë, të shkëlqejnë gjithashtu dhe të jenë shembull në treg. Ne u dedikohemi këtyre bizneseve dhe marrëdhënieve me ta.

Ne besojmë që njerëzit janë aseti më me vlerë ndaj nuk punojmë me biznese që nuk e vlerësojnë stafin apo punojnë kundër principeve tona. Ne jemi besnikë dhe nuk marrim e japim staf midis bizneseve. Ne i trajtojmë bizneset dhe stafet e tyre me respekt dhe kurrë nuk ndajmë informacione konfidenciale me të tjerë. Arritjet dhe sukseset e kursanteve tane dhe bizneseve me të cilët punojmë janë edhe arritjet tona, ndaj krenohemi.
Nëse ndihesh si ne, eja! Kudo që të ndodhesh në botë, na dërgo nj CV, një letër motivimi dhe një leksion shembull dhe na i dërgo në: [email protected] Do të të kontaktojmë për një intervistë.
error: