Sommelier (bazat)

Përmbajtja e kursit
Ky kurs është dizenjuar për ata qe punojnë në restorant ose kane nje biznes restoranti ose thjesht duan te shtojne dijet e tyre mbi veren. Eshte nje kurs baze sommelierie qe ndahet ne 2 module. Moduli i pare te afteson mbi proceset e veres, varietetet nderkombtare, analizen sensoriale te veres, kombinimi i veres me ushqimin, vererat e Frances, Italise, Spanjes, Shqiperise etj. Moduli i dyte perqendrohet te pijet e tjera birra, distilatet etj.
70% e kursit bëhet online dhe 30% bëhet në auditor pranë Hospitality and Tourism Academy ose në Workshop-et në rrethe në datat që Akademia ka shpallur.
Të gjitha temat janë të ndara ne dy module. Ju nuk mund të kaloni nga një modul në tjetrin pa marrë mbi 80 pikë në teste (100 pikë gjithsej), pa marrë pjesë aktive në forume dhe pa dorëzuar detyrën që ju është caktuar nga instruktori.
Mjetet e matjes së dijes dhe aftësimi praktik
Teste pas cdo moduli, forume me tema për të nxitur debatin dhe zgjeruar njohuritë, detyra, degustime dhe test praktike në auditor.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të pjeses teorike online dhe pjesës praktike në laborator pjesëmarrësit pajisen me Certifikaten: Sommelier (bazat) e cila njihet nga shteti Shqiptar si certifikim profesional.
Certifikata leshohet në 2 gjuhë, në gjuhën Shqipe dhe Anglisht për ata që synojnë të punojnë jashtështetit.
Përbërja e kursit
- Leksione 17
- Testime 1
- Kohëzgjatja 50 hours
- Niveli i aftësive All levels
- Gjuha Shqip
- Studentë 41
- Certifikatë Jo
- Vlerësime Self
-
Moduli 1
-
Moduli 2