Menaxher Restoranti (Maître d’hôtel)
Përmbajtja e kursit
Ky kurs është dizenjuar për ata qe duan te hapin nje restorant ose punojnë në restorant por duan të rriten profesionalisht dhe të certifikohen.
70% e kursit bëhet online dhe 30% bëhet në auditor pranë Hospitality and Tourism Academy ose në Workshop-et në rrethe në datat që Akademia ka shpallur (per informacion kontaktoni ne ikonen e WhatsApp ne ekran).
Në këtë kurs do të mësoni gjithçka mbi restorantin: teknika ne sherbim, llojet e sherbimit, njihuri baze kulinarie, mjetet, rolet e punës, pijet, njohuri mbi verat, analizë sensoriale e verës, kombini i verës me ushqimin, birrat, distilatet dhe pijet e fermentuara, komunikimi, hierarkia, manaxhim i restorantit, manaxhimi i stokut, indikatorë të performancës në restorant etj.
Të gjitha temat janë të ndara në katër module. Ju nuk mund të kaloni nga një modul në tjetrin pa marrë mbi 80 pikë në teste dhe pa marrë pjesë aktive në forumin e drejtuar nga instruktori.
Mjetet e matjes së dijes dhe aftësimi praktik
Teste pas cdo moduli, forume me tema për të nxitur debatin dhe zgjeruar njohuritë, detyra, test praktik në laborator.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të pjeses teorike online dhe pjesës praktike në laborator pjesëmarrësit pajisen me Diplomën: Maitre d’Hotel (menaxher restoranti) e cila njihet nga shteti Shqiptar si certifikim profesional.
Diploma leshohet në 2 gjuhë, në gjuhën Shqipe dhe Anglisht për ata që synojnë të punojnë jashtështetit.
*Pjesa në auditor zgjat 24 orë praktike dhe testi praktik përfundimtar. Pagesa e pjesës praktike është 190 Euro.
Course Features
- Lectures 44
- Quizzes 6
- Duration 50 hours
- Skill level All levels
- Language English
- Students 145
- Certificate No
- Assessments Yes
-
Moduli 1
Ky modul përmban bazat e shërbimit dhe dije të përgjithshme mbi teknikat si edhe terminologjinë.
- Hyrje në restorant
- Figura e kamarierit dhe komunikimi
- Llojet e shërbimit
- Mjetet e punës dhe llojet e shtrimeve
- Tipet e gotave dhe përdorimi i tyre
- Teknikat bazë në shërbim
- Cikli i shērbimit
- Teknika të shitjes në shërbim
- Quiz
- Shërbimi i verës
- Gueridon Service
- Bufetë në restorante
- Bazat e kulinarisë
- Terminologji
- Test
-
Moduli 2
Pijet janë një pjesë e rëndësishme e restorantit, ndaj një kamarier duhet të ketë dije të thëlla mbi pijet në mënyrë që të mund t'i sugjerojë dhe shërbeje ato.
-
Moduli 3
Dijet e përgjithshme mbi Sommelierinë janë shumë të rëndësishme kur punojmë në restorant. Një kamarier i mirë duhet të jetë i aftë të sugjerojë duke kombinuar verën me ushqimin dhe duke e shpejguar verën me një gjuhë sa më profesionale.
-
Moduli 4
Nëse jeni një menaxher restoranti apo do të hapni restorantin tuaj, është shumë e rëndësishme të kuptoni sesi mund ta bëni restorantin tuaj të suksesshëm.
- Koncepte biznesi (kur hapim një restorant)
- Plani i Biznesit
- Struktura e biznesit
- Cfarë është një BRAND?
- Roli i menaxherit dhe dita e tij e punës
- Organizimi i punës, brigada e Restorantit dhe rolet e secilit
- Motivimi i stafit
- Menaxhimi i stokut / Inventari
- Çelësat e matjes së performancës (Key performance Indicators -KPI)
- Cfarë është HACCP?
- Test
-
KlavertKodra
Very Good
Mbarova kursin per Menaxher Restoranti. Çdo gje ishte e shpjeguar me detaje dhe me shume profesionalizem, i jepte rendesi pikave kryesore. Me pelqeu qe kishte video shpjegimi per disa gjera, kjo arrinte te te ndihmonte ta kuptoje me lehte. Nje kurse qe do ja sygjeroja te gjithe atyre te interesuar ne keto dege.
-
Marsida
Exellent
Nje kurs qe do t'ja sugjeroja cdokujt qe synon nje karriere ne fushen e hotelerise . Informacionet jane praktike dhe te dhena ne menyre shume profesionale. Profesoret e kesaj akademie jane nje shembull frymezimi per tu ndjekur duke sjelle ndryshimin ne cilesine e sherbimit ne vendin tone!
-
Erinda Loci
Erinda
Ne vetem pak kohe une mora kaq shume njohuri, ky kurs eshte i jashtzakonshem. Eshte mjaft praktik, te kursen kohe dhe te ndryshon kendveshtrimin e berjes se menaxhimit. Fuqia e HAT- ofrimi i permbajtjes, menyra shume e qarte e spjegimit si edhe aktualizimi i njohurive. Te katert modulet e Matre d'Hotel jane mese te mirepunuara dhe te thjeshta per tu pervetesuar. Mua me ka kursyer kohe, para duke i patur te gjitha ne nje vend dhe ne nje kohe kur une mundesha te studioja. Dhe te mendosh qe eshte vetem nje klik larg...te gjitheve ia sugjeroj kete kurs, jo vetem menaxhereve por edhe atyre qe kane deshir te zgjerojne njohurite dhe kuriozitetin sesi menaxhohet nje hotel, apo si prodhohet nje champagne, apo cfare aromash ka kjo shishe vere, apo si behet nje kokteil... e shume e shume gjera te tjera...
-
artur
Akademia me e mire
Nje akademi qe ben ndryshimin ne profesionalizmin e sherbimit tone ne turizem duke sjell rritje te cilesise se sherbimit. Informacionet e duhura dhe trajnimet online qe kemi marre kane plotesuar nevojat tona per perfitimin e aftesive menaxheriale. Investimi me i mire.
-
Aurenc
The best academy
Vendi ku te presin si nje amator dhe te percjellin si ekspert i nje fushe. Leksionet dhe menyrat se si krijohet ura lidhse per ne kursantet jane shume te thjeshta dhe gjitheperfshirse. Kjo plateforma online eshte nje super lehtesim jo vetem per kete kohe, por edhe per te gjithe ne qe jemi te angazhuar ne pune e orare te ndryshme .