Pse një punë në Mikpritje?
MIKPRITJA ËSHTË NJË BOTË NË RRITJE
Bota e mikpritjes është në rritje në të gjithë botën. Sido që të jetë ekonomia në botë, sektori i mikpritjes rritet vazhdimisht. Vetëm sektori i turizmit dhe udhëtimeve ka të punësuar 313 milion të punësuar, dhe ka vlerën e 10.4 % të GDP (mbi 7.7 trilion dollarë) e të gjithë botës në vitin 2017*.
* WTTC Travel & Tourism Economic Impact 2018 Annual Update Summary
Ky sektor ka tendencën të rritet me 4% cdo vit, duke arritur 370 milion vende pune në vitin 2026, ose duke u berë 1 nga 9 të punësuarit në botë.
MIKPRITJA ËSHTË NJË BOTË MUNDËSISH
Mendon se mikpritja është vetëm Hotel dhe Restorant? Mendo sërisht.
Këto sektorë sigurojnë mundësi të shkëlqyera për karrierë, por studentet duhet të shohin përtej këtyre, në një gamë të gjerë fushash të tjera brënda mikpritjes si; SPA & Wellnes, Konferenca dhe Evente, Travel & Tourism, Financë, Argëtim, Arti kulinar etj.
MIKPRITJA ËSHTË NJË BOTË UDHËTIMESH
Një certifikate nga NE mund t’ju çojë kudo që ju dëshironi. Kjo nuk është vetëm një reflektim i natyrës globale të mikpritjes, por përgatitja që merrni në qendrën tonë.
Ky është një edukim që ju bën të lëvizni kudo nëpër botë dhe të lulëzoni në kultura të ndryshme biznesi, me gjuhë dhe zakone të ndryshme.
Zgjidhni Hospitality and Tourism academy, zgjidhni për veten tuaj!
Arlinda Pogaçe