Menaxher Bari & Restoranti (F&B)

Përmbajtja e kursit
Ky kurs është dizenjuar për pozicione ekzekutive si “Food and Beverage Manager” ose për ata që duan të hapin bar- restorantin e vet.
70% e kursit bëhet online dhe 30% bëhet në auditor pranë Hospitality and Tourism Academy ose në Workshop-et në rrethe në datat që Akademia ka shpallur (per informacion kontaktoni ne ikonen e WhatsApp ne ekran).
Në këtë kurs do të mësoni gjithçka mbi barin dhe restorantin: llojet e bareve dhe restoranteve, teknika në shërbim, llojet e shërbimit, njohuri bazë kulinarie, mjetet, rolet e punës, njihuri mbi pijet, bazat e miksologjisë, njohuri mbi verat, analizë sensoriale e verës, kombini i verës me ushqimin, birrat, distilatet dhe pijet e fermentuara, komunikimi, hierarkia, manaxhim i barit dhe restorantit, manaxhimi i stokut, indikatorë të performancës në bare dhe restorante etj.
Të gjitha temat janë të ndara në pesë module. Ju nuk mund të kaloni nga një modul në tjetrin pa marrë mbi 80 pikë në teste dhe pa marrë pjesë aktive në forumin e drejtuar nga instruktori.
Mjetet e matjes së dijes dhe aftësimi praktik
Teste pas cdo moduli, forume me tema për të nxitur debatin dhe zgjeruar njohuritë, detyra, test praktik në laborator.
Certifikimi
Pas përfundimit me sukses të pjeses teorike online dhe pjesës praktike në laborator pjesëmarrësit pajisen me Diplomën: Food and Beverage (menaxher i pijes dhe ushqimit) e cila njihet nga shteti Shqiptar si certifikim profesional.
Diploma leshohet në 2 gjuhë, në gjuhën Shqipe dhe Anglisht për ata që synojnë të punojnë jashtështetit.
*Pjesa ne auditor zgjat 48 ore praktike dhe testin praktik perfundimtar. Pagesa e pjeses praktike kushton 420 Euro.
Përbërja e kursit
- Leksione 51
- Testime 5
- Kohëzgjatja 50 hours
- Niveli i aftësive All levels
- Gjuha Albanian
- Studentë 125
- Certifikatë Jo
- Vlerësime Self
-
Moduli 1
-
Moduli 2
-
Moduli 3
-
Moduli 4
-
Moduli 5
- Koncepte biznesi (kur hapim një restorant)
- Cfarë është një BRAND?
- Plani i biznesit
- Struktura e biznesit
- Roli i menaxherit dhe dita e tij e punës
- Organizimi i punës
- Motivimi i stafit
- Menaxhimi i stokut / Inventari
- Çelësat e matjes së performancës (Key performance Indicators -KPI)
- Cfarë është HACCP?
- Test

