Shoqata HAT Association of Professionals (HAP)

Shoqata HAT Association of Professionals (HAP) është një organizatë e dedikuar për profesionistët e fushës së hotelerisë dhe turizmit në Shqipëri. Misioni i saj është të promovojë standardet më të larta të cilësisë dhe profesionalizmit në këtë sektor, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive, edukimin dhe bashkëpunimin mes anëtarëve të saj.

Me fokus në krijimin e një komuniteti të fortë profesionistësh, HAT Association of Professionals (HAP) synon:

Bashkëpunimin

Krijimi i mundësive për anëtarët që të lidhen, të ndajnë përvoja dhe të ndërtojnë partneritete

Trajnimin dhe zhvillimin profesional

Organizimi i programeve të certifikimit, seminareve dhe stafit për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e profesionistëve të hotelerisë dhe turizmit.

Promovimin e standardeve ndërkombëtare

Inkurajimi i përshtatjes së praktikave më të mira dhe përmbushjes së standardeve globale të industrisë.

Shoqata HAT Association of Professionals (HAP) beson fuqimisht se zhvillimi i një sektori të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit është i mundur vetëm përmes investimit në burimet njerëzore dhe përforcimit të bashkëpunimit mes aktorëve kryesorë të industrisë.

Kjo shoqatë është hapësira ku profesionistët e pasionuar takohen për të kontribuar në përmirësimin dhe promovimin e turizmit shqiptar si një destinacion i jashtëzakonshëm.

Ftesë për Anëtarësim në Shoqatën HAT Association of Professionals (HAP)

Pershendetje,

Shoqata HAT Association of Professionals (HAP) ju fton të bëheni pjesë e komunitetit tonë të dedikuar për zhvillimin dhe promovimin e këtij sektori të rëndësishëm. Duke u anëtarësuar në shoqatën tonë, ju bëheni pjesë e një rrjeti profesionistësh, ekspertësh dhe biznesesh që ndajnë të njëjtin qëllim: ngritjen e standardeve dhe forcimin e turizmit shqiptar.

Pse të bëheni anëtar?

Trajnime dhe certifikime profesionale

Përmirësoni aftësitë dhe njohuritë tuaja përmes programeve të dizajnuara posaçërisht për nevojat e industrisë.

Qendrueshmeri dhe bashkëpunim

Lidheni me profesionistë të tjerë, krijoni partneritete të reja dhe zgjeroni horizontet tuaja.

Pjesëmarrje në evente dhe projekte

Merrni pjesë në konferenca, seminare dhe aktivitete promovuese që ndihmojnë në rritjen tuaj profesionale dhe promovimin e biznesit tuaj.

Si të bëheni anëtar?

Procesi i anëtarësimit është i thjeshtë:

  1. Plotësoni formularin e aplikimit që mund të gjendet në faqen tonë zyrtare ose kontaktoni ekipin tonë për më shumë informacion.
  2. Bashkangjisni dokumentet e nevojshme që tregojnë angazhimin tuaj në industrinë e hotelerisë dhe turizmit.
  3. Bashkohuni me ne për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të ndritur për turizmin shqiptar!

Bëhuni pjesë e ndryshimit dhe kontribuoni në zhvillimin e një sektori të qëndrueshëm, të cilësisë së lartë dhe konkurrues në tregun ndërkombëtar.

Bashkë, mund të bëjmë diferencën!

Shoqata HAP Hat

error: