Njihuni me Gladiolen
Portali KORRESPONDENTI, Kosove
Si konsumatorë në bare, restorante dhe hotele, e kuptojmë rëndësinë e shërbimit të mirë. Përherë e më shumë turistë vizitojnë trevat Shqiptare dhe pyetja mbetet: A shërbejmë me standard të lartë apo përdorim thjesht instiktet Shqiptare të mikpritjes dhe kaq mjafton?
Gladiola trajnon stafin e nje hoteli shumë të njohur në Prishtinë. Ajo vjen nga Tirana, ku edhe ka themeluar Akademinë e Mikpritjes dhe Turizmit (Hospitality and Tourism Academy – hat.al). Ajo ka krijuar një staf trajnerësh të cilët trajnojnë punonjës të hoteleve, bareve dhe restoranteve jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë.
Gladiola Dona ka studiuar dhe është formuar në Austri si profesionste e kësaj fushe, ndërsa shkolla e saj Hospitality and Tourism Academy, është binjakëzuar me një nga shkollat më në zë Zvicerane “Business and Hotel Management School” (BHMS) në Luzern, duke sjellë kurrikulën Zvicerane të Mikpritjes dhe Turizmit edhe në Shqipëri e Kosovë.
Nga pikpamja e konsumatorit rrallë kuptojmë që industria e mikpritjes ka aq shumë teknika, dije e standarde që duhen ndjekur. Gladiola tregon që në kurset e saj vijnë shumë sipërmarrës dhe hotelierë nga Kosova. Ajo sqaron se si shifrat e biznesit rriten direkt pas trajnimit të stafit, se si stafi motivohet dhe dijet që marrin në trajnime u rrisin vetëbesimin për një perfomancë më të lartë.
Ndonjëherë, kur trajnojnë e keshillojnë në hotele, u duhet të nderhyjnë në të gjithë strukturën organizative, të bëjnë procedurat operacionale dhe strategjitë e biznesit. Gjithcka përkthehet në shifra e klientë të kënaqur. Biznesi i mikpritjes dhe turizmit nuk mund të bëhet më me hamendje por me strategji dhe aftesim profesional. Na duhet të konkurojmë me standarde botërore.
E qeshur, ashtu sic duhet të jetë cdokush që punon në këtë industry, Gladiola flet me aq pasion për punën dhe trajnimet sa thua ka filluar të japë ndërkohë leksionet e saj. Tingëllon bindëse dhe motivuese dhe jo më kot ajo është aq e kërkuar edhe në Kosovë.
Fundja, pasioni është celësi në fushën e mikpritjes dhe turizmit dhe Gladiola duket që e ka atë.
nga Portali KORRESPONDENTI, KOSOVE